Connect with us

Kosova

Gjuriç për Berliner Zeitung: Trump, mundësi për të ringjallur dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, në një intervistë për Berliner Zeitung tha se mandati i ri i presidentit amerikan Donald Trump paraqet një mundësi të re për ringjalljen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por se nuk beson se kjo çështje do të jetë prioriteti kryesor i Administrata amerikane në muajt e parë.

Ai theksoi se Serbia është e gatshme që kur të vijë momenti, të paraqesë gjendjen e tmerrshme në Kosovë, e cila sipas tij, dita-ditës po përkeqësohet. Beogradi, nënvizoi ai, mbetet i vendosur për të gjetur një kompromis – një zgjidhje paqësore të negociuar me të cilën të dyja palët do të jenë njëlloj të kënaqura dhe të pakënaqura.

I pyetur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, Gjuric tha se ato po mbahen në rrethana politike në të cilat regjimi i Albin Kurtit ka bërë pothuajse gjithçka teorikisht të mundshme në dy vjet e gjysmë  për të cenuar të drejtat kolektive politike, ekonomike dhe sociale të pjesëtarë të komunitetit serb.

Gjuric, i pyetur nëse çmimi i neutralitetit të politikës së jashtme të Serbisë është ngecja në negociatat e anëtarësimit me BE-në, nënvizoi se prioriteti kryesor dhe drejtimi strategjik i Serbisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe theksoise Serbia po përpiqet, brenda mundësive të saj modeste, të bëhet urë lidhëse mes Evropës dhe pjesëve të tjera të botës.

I pyetur nëse përmirësimi i pritshëm i marrëdhënieve me SHBA-në nën drejtimin e Trump do të thotë se Serbia duhet të distancohet nga Kina, Gjuriq tha se Serbia ka avantazhin që të mburret me një politikë të jashtme të pavarur.

“Unë besoj se bota ka nevojë për vende ku aktorët globalë mund të takohen dhe të kërkojnë mundësi për bashkëpunim, si në politikën ekonomike, politike dhe të sigurisë. “Serbia e ka ndërtuar një pozicion të tillë gjatë shumë gjeneratave dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë tani,” nënvizoi Gjuriç

Advertisement