Connect with us

Politike

Gjykata dha masën “detyrim paraqitje” ndaj Berishës, avokati: Marrëzi…

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, u shpreh se vendimi i Apelit të GJKKO për t’i dhënë masën ‘detyrim paraqitje’, është një farsë.

Ai tha se ndaj Berishës ishin hequr të gjitha masat, ndërsa sipas tij kjo masë është me regji.

Ai shtoi se kanë zgjedhur që të paraqiten sipas masës, dy herë në muaj para oficerit të policisë gjyqësore, pasi çështja është çuar prej tyre në Strasburg.

“Një vendim që ka në bazë marrëzinë, ne morëm vendimin që të mos përgjigjemi më me të njëjtën gjuhë, çështja e Berishës është caktuar prioritare në Strasburg, kështu që paraqitja sot na vlejti sepse sot konstatuam një procesverbal me marrëzi.

Ju i dini vendimet e Gjykatës që hoqi çdo masë, e po ashtu dhe vendi i Kushtetueses. Kjo regji është e qartë në thelbin e vet. Ku qëndron marrëzia? Berisha nuk kishte asnjë masë dhe iu vendos ‘detyrim paraqitje’, ky vendim nuk ka sens, është propagandistik. Shfaqja është gjithçka, thelbi është asgjë. Godasim kundërshtarin politik, kjo ka ndodhur në çdo diktaturë”, tha ai.

Kujtojmë se Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në ambientet e SPAK, duke zbatuar vendimin e Apelit të GJKKO që i caktoi masën detyrim paraqitje të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Kreu i PD qëndroi pak minuta në ambientet e brendshme të institucionit ligjzbatues dhe në dalje foli për mediat duke sulmuar direkt kreun e SPAK, Altin Dumani.

Advertisement