Connect with us

Politike

Gjykata e Apelit i dha vulën Berishës, Flamur Noka: Sot Shqipëria ka një PD të vërtetë dhe të bashkuar

Gjykata e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili ia dha vulën e PD, Sali Berishës. Pas këtij vendimi, është ndalur të flasë për mediat, Flamur Noka, i cili tha se sot është një ditë e mirë për demokratët dhe një ditë e keqe për regjimin.

Flamur Noka: “Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët.

Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë më integritet që i dhanë zë të vërtetës që po zvarritej prej 3 vitesh.

E vërteta që janë demokratët ata që vendosin për PD. Demokratët sot janë të bashkuar, sot vendimi i gëzon ata, por sot është një ditë e e keqe për regjimin. Një opozitë e përcarë ka marrë fund, sot Shqipëria ka një PD të vërtetë dhe një opozitë të bashkuar dhe të vërtetë.

Për çdo demokrat është kjo thirrje, vlen për çdo demokrat, e ka derën e PD-së të hapur dhe është i mirëpritur në shtëpinë e tij.

Ky është një vendim i formës së prerë me rekomandim të Gjykata e Lartë që e kanalizon plotësisht këtë çështje.

Kjo ditë nuk është për të festuar, por ditë e së vërtetës. Narko-regjimi është pengesa e vetme e udhëtimit të Shqipërisë në BE dhe ne duhet ta primë këtë betejë.

Në emër të gjithë kolegëve, thirrje demokratëve të kthehen në shtëpinë e tyre, sepse ka vend për të gjithë. I bëjmë thirrje çdokujt që është kundërshtar me regjimin, jo ata që janë shërbëtorë të regjimit”, shprehet Noka.

Advertisement