Connect with us

Politike

Gjykata e Vlorës i jep Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë Himarë

Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Vendimi është marrë një ditë më parë, 18 shtator, nga gjyqtari Artan Çirraga.

Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin për drejtimin e bashkisë së Himarës.

Tavo tashmë pritet të betohet në Këshillin Bashkiak për të marrë detyrën, pasi mandati u konfirmua edhe nga KQZ më 12 shtator.  Si KAS ashtu edhe Kolegji Zgjedhor, certifikuan zgjedhjet në Himarë, duke vlerësuar se rezultati është i pakontestueshëm, pasi nuk është konstatuar asnjë shkelje që do të ndryshonte rezultatin zgjedhor.

Advertisement