Aktualitet
Gjykata Kushtetuese cakton datën, ja kur do të mbahet seanca për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre
Në 26 maj Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e opozitës lidhur me kundërshtimin për dekretimin nga Presidenti i ministres me IA, Diella, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Padia u depozitua në Kushtetuese nga grupi i deputetëve të PD, të cilët e kanë cilësuar si antikushtetuese dekretimin e Diellës si Ministre virutuale e qeverisë.
Kujtojmë se në fjalën e parë që Diella mbajti në Kuvend, iu përgjigj akuzave të opozitës duke thënë se “makineritë nuk gabojnë, por të gabuara janë vendimet çnjerëzore që merren nga njerëzit”.