Connect with us

Politike

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj mbetet në burg

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të dhëna nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Beqaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej më shumë se një viti, që nga arrestimi i tij më 4 korrik 2024, me urdhër të GJKKO-së, pas kërkesës së SPAK.

Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, ish-ministri pretendonte se vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, asaj të Apelit, si dhe të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ishin në kundërshtim me Kushtetutën dhe kërkonte kthimin e çështjes për rigjykim. Megjithatë, trupa gjykuese nuk gjeti shkelje që të justifikonin shfuqizimin e masës së arrestit.

Paralelisht me hetimin për abuzimin me fondet e SASPAC, ish-ministri përballet edhe me një tjetër akuzë për shpërdorim detyre, që lidhet me kontratën koncesionare për pajisjet kirurgjikale.

Advertisement