Connect with us

Aktualitet

Gjykata urdhëroi ta shtronin në spitalin psikiatrik, Zyhdi Shehi dërgohet në burgun e Lezhës

Pavarësisht se Gjyaka e Tiranës urdhëroi shtrimin në spitalin psikiatrik për autorin e krimit në shtëpinë ë të moshuarve, Zyhdi Shehin, pasi vuan nga parkinsoni dhe skleroza, 78-vjeçarin e kanë çuar në burgun e Lezhës.

U raportua se Policisë së Shtetit, edhe pse i është vënë në dispozicion dokumentacioni për akomodimin e Shehit te Spitali i Burgut, nuk e ka zbatuar dhe ka dërguar Shehin në Lezhë.

Avokati mbrotës i Zyhdi Shehut, i kërkon Burgjeve ta çojnë klientin e tij në spitalin e burgut, siç është urdhri i ekzekutimit të prokurorisë që ka përcaktuar të dërgohet te spitali i burgut në QSUT.

Gjykata Tiranës, vendosi shtrimin e detyrueshëm në spital psikiatrik për historianin, Zyhdi Shehu, i cili goditi për vdekje me bastun shokun e dhomës, Virxhil Vesho, në orët e para të mëngjesit të 8 Gushtit.

Advertisement