Kronike
Gjykata vendos burg për nënë e bir

Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dodi të akuzuar për vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëpinë e Alda Klosit, u lanë në burg nga gjykata e Tiranës.
Alda Klosi, është një emër jo i panjohur, pasi ka qenë drejtoreshë e koncensioneve në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur drejtohej nga Arben Ahmetaj dhe më pas shefe kabineti e Ministrisë së Rindërtimit. Rozeta ishte e punësuar si pastruese në shtëpinë e Alda Klosit, ku ka arritur së bashku me djalin e saj 23-vjeccar të vidhnin një shumë të konsiderueshme parash prej 120 mijë eurosh. Ish-shefja e kabinetit pasi ka konstatuar se në banesën e saj mungonin paratë, ka bërë denoncimin në polici ku më pas u bë i mundur arrestimi I tyre.
Përgjimet në dhomën e paraburgimit në Tiranë nxorrën zbuluar dhe shumën tjetër të parave, mbi 400 mijë euro dhe disa bizhuteri që nënë e birë i mbanin të fshehur në tubën e aspiratorit.
Policia dyshon se 49-vjeccarja së bashku me djalin e saj janë autorë dhe të 4 grabitjeve të tjera në shtëpitë e disa personazhe të njohur, pasi ish-zyrtarja Alda Klosi para hetuesve ka pretenduar se nga banesa e saj kanë arritur të marrin vetëm 120 mije euro dhe paratë e tjera nuk kanë të bëjnë me të.
Ndërkohë nga paraburgimi, Havier Dodi i ka dërguar një letër babait të tij, ku në rrjeshta thekson se fajtorja e vetme është nëna e tij dhe se këtë gjë nuk do ja fali kurrë. I riu shton se ngarkesa e tëpërt emocionale mund të shkojë drejt vetëvrasjes.

