Bota
Gjykatësi refuzon pretendimet e ‘konspiracionistit’ se sulmi terrorist në Manchester ishte…
Një pretendim se sulmi me bombë në sallën e koncertit Manchester Arena ishte një ‘vënie në skenë’ nga inteligjenca, është refuzuar sot si absurd dhe fantastik nga një gjykatës në Britani.Richard Hall ka ngritur shpesh pretendimin se sulmi me bombë është inskenuar nga agjencitë qeveritare të inteligjencës dhe se në të nuk është vrarë ose plagosur asnjeri.
Ai po paditet për ngacmim dhe keqpërdorim të informacioneve private nga Martin dhe Eve Hibbert, të cilët merrnin pjesë në koncertin në fjalë të këngëtares Ariana Grande më 22 maj 2017.Salman Abedi shpërtheu aty një bombë të improvizuar mes spektatorëve, duke lënë të vdekur 23 njerëz e duke plagosur rreth 1000 të tjerë.Hibbert ka pësuar dëme në shtyllën kurrizore kurse zonja Hibbert pësoi dëme në tru.
Ndërsa Hall akuzohet se ka vizituar shtëpitë dhe vendet e punës të të plagosurve në sulm, duke përfshirë dhe zonjën Hibbert, ku i ka regjistruar me kamera.Ai argumentonte në gjykatë se nuk ka prova konkrete si pamje filmike apo fotografi të plagëve që të vërtetojnë se ato iu shkaktuan Hibbert në koncert, si rezultat i shpërthimit.Hall pretendon gjithashtu se të mbijetuarit gënjejnë për plagët e tyre dhe thotë se njerëzit në afërsi të sallës së koncertit kishin pranuar të merrnin pjesë në një “ushtrim për alarm”.Hibbert dhe bija e tij kanë kërkuar të drejtën e gjykimit për çështje të ndara të gjyqit.Kjo përfshin vendim per faktin nëse 22 viktimat kanë vdekur prej sulmit, apo dhe nëse plagët e Hibbert erdhën si rezultat i shpërthimit.Gjykatësi Richard Davison vendosi në favor të të plagosurve, duke thënë se Hall po e përdor gjyqin si mjet “për të avancuar hipotezën e tij të sulmit të inskenuar”.Gjykatësi Davison tha: ‘Megjithse ai mund të besojë me të vërtetë se sulmi në Manchester është inskenuar nga agjencitë qeveritare kjo është absurde dhe nuk mund të mbështesë ndalimin e dënimit”.
Të tjera seanca do të zhvillohen për të përcaktuar pjesën tjetër të pretendimeve dhe kostot e gjyqit.