Politike
Gjylameti: Basha i ka shpëtuar drejtësisë me një raport shëndetësor për kriza barku
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka thënë se Lulzim Basha i ka shpëtuar drejtësisë me një raport për dhimbje barku.
Gjatë fjalës së saj, deputetja Gjylameti ka thënë se nuk duhet drejtuar gishti tek askush për fajësi në lidhje me çështje të caktuara derisa drejtësia të thotë fjalën e saj.
Blerina Gjylameti: Të thuash i fajshëm pa e provuar organi përkatës, këtu besoj se është e gabuar. Duhet thënë së pari pretendimi dhe më pas të kalojmë tek fajësia. Është e vërtetë që aty kemi ish-kryeministër dhe ish-ministër, por ka një element, flasim për ata që ka kaluar koha dhe për ata që drejtësia e dikurshme nuk ka funksionuar dhe meqenëse folët dhe thatë pak më parë që e dini veten të paprekshëm nga kjo drejtësi dhe prandaj nuk jep dorëheqjen, të japësh dorëheqjen do të jetë një akt moral dhe më pas kur të kesh përballjen me drejtësinë.