Politike
Gjyqi ndaj Belerit, dëshmitarët në GJKKO: Na premtuan 200 mijë lekë për 3 vota
Dëshmi të tjera kanë dalë në lidhje me rastin e Fredi Belerit. Sot kanë dëshmuar në GJKKO Gligor Mërkuri, i cili ka theksuar se i kanë premtuar 100 mijë lekë për 3 vota. Po ashtu ka dëshmuar edhe Matilda Mërkuri, që deklaroi se Niko Panajoti i kishte premtuar 200 mijë lekë për 3 vota.
Pjesë nga dëshmitë:
Gligor Mërkuri: Nuk e di se si emri im doli tek lista. Më erdhi në shtëpi një kushëri i nënës, na tha votoni Belerin dhe do ju jap 100 mijë lekë (të vjetra), pra 3 vota. Ne nuk kemi pranuar lekë as nuk kemi shkuar për të votuar.
Matilda Mërkuri: Nuk kam dijeni që emri im ishte në një listë votuesish, Niko Panajoti me ka premtuar 200 mijë lekë (të vjetra) për 3 vota. Me të kemi lidhje familjare. Lekët na i dha që të votojmë për Belerin. Nuk e njoh Arsen Ramën.