Connect with us

Kosova

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së sigurisë për Thaçin dhe Veselin

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar para Gjykatës Speciale parashtresat për shqyrtimin periodik të paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Sipas ZPS-së që nga vendimi më i fundit i këtij Paneli më 17 prill 2023, nuk ka pasur asnjë ndryshim në rrethanat që meritojnë devijimin nga ai vendim duke shtuar se ecuria e vazhdueshme e gjykimit dhe zhvillime të tjera të rëndësishme do të vazhdojnë t’i japin Thaҫit dhe Veselit akses të mëtejshëm në informacione në lidhje me dëshmitarët e ndjeshëm dhe çështjen kundër tyre e që kjo sipas tyre shfaq domosdoshmërinë dhe arsyeshmërinë e paraburgimit.

Sipas tyre, ekziston dyshimi se Thaçi dhe Veseli janë përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Po ashtu thuhet se trE arsyet që justifikojnë ndalimin janë: 1) rreziku i arratisjes; 2) pengim i mundshëm; dhe 3) rreziku i krimeve shtesë, e që këto sipas ZPS-së janë mundësi reale.

Advertisement