Aktualitet
Gjyqi për vrasjen e Xhuvanit, Arbër Paplekaj mbërrin në gjykatë
Ish-polici Arbër Paplekaj ka mbërritur sot në Gjykatën e Elbasanit, për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 21 prill të vitit 2021 në qytetin e Elbasanit. Struktura për mbrojtjen e votës e ngritur nga PD-ja, pretendonte se përfaqësues të Partisë Socialiste po blinin vota. Dy grupet u përplasën me njëra-tjetrën dhe Arbër Paplekaj qëlloi me kallashnikov duke lënë të vdekur Pjerin Xhuvanin dhe u plagosën 4 persona. Vetë Paplekaj pas ngjarjes deklaroi se qëlloi për vetëmbrojtje.
Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona, që sipas tij, po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e Partisë Demokratike për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend.