Bota
Gjyqi tronditës/ Përballë drejtësisë mjeku monstër që përdhunoi e abuzoi me 300 fëmijë
Një kirurg i akuzuar për përdhunimin ose abuzimin seksual të qindra fëmijëve, shumë prej të cilëve ishin nën efektin e anestezisë, do të dalë para gjyqit në fund të shkurtit. Gjyqi, i cili pritet të zgjasë me muaj, do të jetë më i madhi në historinë e Francës, duke shënjuar një nga rastet më komplekse që Policia ka hetuar ndonjëherë.
Joel Le Souarnec, tani 73 vjeç, ka abuzuar me fëmijët për dekada. Përdhunimet dhe abuzimet kanë ndodhur nga viti 1989 deri në vitin 2014, kryesisht në Brittany. Gjëja rrëqethëse është se familja e tij e dinte se ai ishte një pedofil që të prej viteve ’80, por nuk bënë asgjë për ta ndaluar. Ish-gruaja e tij, me të cilën kishte tre fëmijë, mohoi se kishte dijeni duke shtuar se gjithçka e mori vesh në momentin kur u arrestua.
Por ka dyshime se edhe kolegët e tij e dinin dhe e kishin mbuluar në shumë raste. E gjitha u zbulua kur FBI-ja informoi autoritetet franceze pak pas vitit 2000 se Le Souarnec vizitonte faqet e internetit që shfaqnin pamje të abuzimit me fëmijë. Në vitin 2006, një koleg i kërkoi shoqatës lokale të mjekësisë që të merrte masa kundër Le Souarnec, por të gjithë mjekët (përveç një që abstenoi) votuan se ai nuk kishte shkelur kodin e sjelljes, kështu që nuk pati asnjë dënim.
Në aktakuzë thuhet gjithashtu se Le Squarnec ndihej i plotfuqishëm dhe se i pëlqente të “flirtonte me rrezikun”. Ai ka pranuar vetëm një pjesë të akuzave ndaj tij. Mbi të rëndojnë mbi 100 akuza për përdhunim, por përllogaritet se viktimat e tij janë mbi 300 të mitur. Le Souarnec u arrestua në vitin 2017 me akuzën e përdhunimit e mbesës së tij, vetëm 6-vjeç dhe një pacienti të vogël. Ai u dënua në vitin 2020 me 15 vjet burg dhe që atëherë është në burg.
Megjithatë, ajo që policia gjeti në rezidencën e tij pas arrestimit tregonte aktivitetin e tij kriminal. Ai kishte nbi 300,000 fotografi që tregonin momente abuzimi me fëmijë; kukulla seksi në madhësinë e një fëmije dhe mijëra faqe ditari, në të cilat ai shkruente me detaje se çfarë u bënte viktimave të tij.
Madje e theksoi në mënyrë eksplicite se: Unë jam një pedofil!
Kur u vu përballë faktit, u justifikua duke u shprehur se e gjitha ishte fantazi dhe asgjë nuk kishte bërë. Por disa nga viktimat e tij, të cilët tani janë të rritur, raportuan se kirurgu i prekte kur i ekzaminonte, madje edhe para prindërve të tyre apo mjekëve të tjerë. Shumica e viktimave mësuan nga Policia, shumë vite më vonë, se në fakt ishin sulmuar dhe përdhunuar kur ishin nën efektin e anestezisë, pasi vetë nuk kishin kuptuar asgjë.
Por avokati i njërës prej viktimave thotë se të paktën dy burra i dhanë fund jetës kur mësuan se ishin abuzuar nga mjeku monstër