Connect with us

Aktualitet

“Gjyqtari që nuk heshti” / Nga praktikat e fshehta, ryshfetet tek ndikimet politike, gjyqtarja që pritet të shkundë sistemin me historitë e përballjes së saj

“Gjyqtari që nuk heshti” ose “The unsilenced judge” – është libri më i fundit që pritet të botohet së shpejti në dy gjuhë shqip dhe anglisht.

Në këtë libër tronditës, gjysëm fiksional, autorja, Arnisa Këlliçi Gorezi, një gjyqtare e re në sistemin gjyqësor të Shqipërisë, një produkt i së madhes reformë në drejtësi, analizon historitë e saj të përballjes me ndikimet e trafikun e influencës që përshkon çdo nivel të drejtësisë.

“Gjyqtari që nuk heshti” / Nga praktikat e fshehta, ryshfetet

Përmes rrëfimeve të saj personale, analizave të hollësishme, por edhe disa ilustrimeve vizuale e më tej, ajo ekspozon praktikat e fshehta, ryshfetet dhe ndikimet politike që kanë minuar integritetin e gjykatave dhe besimin e publikut në drejtësi.

Libri shpalos një panoramë të gjerë të sfidave me të cilat përballet një gjyqtar i ndershëm në një mjedis të korruptuar.

Autorja tregon për presionet që vijnë nga zyrtarë të lartë po brenda sistemit gjyqësor dhe politikanë, të cilët kërkojnë të manipulojnë vendimet gjyqësore në favor të tyre.

Përmes këtyre tregimeve, ajo thekson se si në kohët e sotme korrupsioni në nivele te larta transformohet në trafik influence, duke cenuar drejtësinë, e duke dëmtuar rëndë shoqërinë shqiptare në tërësi.

“Gjyqtari që nuk heshti” / Nga praktikat e fshehta, ryshfetet

Autorja, Arnisa Këlliçi Gorezi

Libri do të botohet nga një shtëpi botuese amerikane dhe vjen tërësisht në anglisht. Ai përbën një thirrje për ndryshim dhe një apel për integritet dhe transparencë në sistemin gjyqësor.

Ky libër është një dëshmi e guximit dhe vendosmërisë së një individi, të kthyer në Shqipëri përmes një programi te Fondit të Ekselencës Shqiptare, që lufton për një sistem drejtësie të pastër dhe të drejtë.

Advertisement