Connect with us

Bota

‘Gjysmë njeri, gjysmë zombie’, ukrainasi rrëfen tmerrin e luftës

Një burrë ukrainas ka përshkruar se si dëmtoi krahun pasi u godit nga bombardimet pranë shtëpisë së tij në vijën e frontit lindor të Ukrainës. Vyacheslav Tarasov ishte strehuar nga shpërthimet e predhave në bodrumin e tij në qytetin Bakhmut kur vendosi të linte banesën dhe të blinte sende ushqimore, raporton CNN.

Brenda pak çastesh, 48-vjeçari u godit nga granatimet që i kanë copëtuar trupin. “Unë nuk e di se çfarë u përdor. Por forca ishte e pabesueshme sepse krahu im u shkëput”, u shpreh ai për CNN. Tarasov vazhdoi duke thënë se shpërthimi vrau shokun e tij dhe se ai ishte gati të vdiste gjithashtu.

“Gjëja e parë që pyeta ishte nëse mund të më qepnin krahun. Pashë që ishte shkëputur plotësisht dhe ishte varur në mëngë. Dhe barku më digjej. Kuptova se duhet të jenë zorrët që dalin jashtë. Kishte gjak kudo.”, shtoi 48 vjeçari. Ai iu nënshtrua një operacioni por mjekët nuk mundën t’i shpëtonin krahun.

“Unë jam gjysmë njeri, gjysmë zombie. Gjysmë njeri për të qenë të saktë.”, theksoi 48 vjeçari.

Vyacheslav Tarasov, një ndërtues 48-vjeçar, humbi krahun e djathtë pas granatimeve në Bakhmut.

Advertisement