Sport

Globe Soccer Awards – Ja kush janë finalistët e vitit 2020 për çmimet “Lojtari i Vitit”, “Trajneri i vitit” dhe “Skuadra e Vitit”

Organizatorët e Globe Soccer Awards zyrtarizuan finalistët e vitit 2020 për çmimet “Lojtari i Vitit”, “Trajneri i vitit” dhe “Skuadra e Vitit”, për ceremoninë që do të zhvillohet më 27 dhjetor, në Dubai.

Në garën për futbollistin më të mirë, dyshja e zakonshme, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, sfidohen nga Robert Lewandowski. Pas edicionit fantastik me Bayern Munchen, ku triumfoi edhe në Champions League, sulmuesi polak cilësohet si favoriti për fitimin e titullit. Në garën për “Trajnerin e Vitit”, Hans-Dieter Flick shihet si favorit, pasi riktheu Bayernin në krye të Europës, ndërsa në garë janë edhe Jurgen Klopp që riktheu Liverpool te titulli kampion në Premier League dhe surpriza Gian Piero Gasperini, si vlerësim për faktin që me Atalantën modeste ka ndërtuar një ekip fantastik.

Garë treshe edhe për skuadrën e vitit, ku Bayern Munchen është në garë me Liverpool dhe Real Madrid.

Gjithashtu, organizatorët e Globe Soccer Awards zbuluan edhe listat e finalistëve për më të mirët e shekullit. Përpos Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, në garën për lojtarin e shekullit janë edhe Mohamed Salah e Ronaldinho.

Çmimi i Trajnerit të Shekullit vendos përballë Pep Guardiola, Zinedine Zidane, José Mourinho dhe legjendarin Sir Alex Ferguson.

Për Skuadrën e Shekullit, në garën ndërmjet Real Madrid, Bayern dhe Barcelona, ka hyrë edhe Al-Ahly, klubi egjiptian që është më i titulluari në botë, me 90 trofe kombëtarë dhe 25 kupa ndërkombëtare, ku ka fituar vetëm një më pak se Reali i Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version