Connect with us

Kosova

Godet Serwer: BE, kundërshtare de-facto e sovranitetit të Kosovës

Specialisti i fushës për menaxhimin e konfliktit dhe një nga vëzhguesit më të njohur të zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të BE-së se masat ndëshkuese ndaj Kosovës do të vazhdojnë të mbesin në fuqi, pa marrë parasysh sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit dhe dyshimeve për përfshirjen e shtetit serb, ka thënë se BE-ja është bërë de facto kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Njohësi i zhvillimeve politike dhe profesori amerikan ka thënë se “Unioni Europian dëshiron të kufizojë dislokimet e policisë së Kosovës, në përgjigje të një kërcënimi të qartë dhe aktual, si dhe të krijojë një strukturë të veçantë qeverisëse për popullatën serbe, të paktën në veri” Më herët, profesori amerikan ka thënë se reagimet verbale kundër veprimeve të Serbisë s’janë të mjaftueshme. Ai ka theksuar se Uashingtoni dhe Brukseli e dinë se shteti i Serbisë ka qenë përgjegjës për tentativën për kryengritje të dhunshme me qëllime politike që njihet si terrorizëm. Ai ka potencuar se ngjarja e 24 shtatorit është një prej veprimeve në listën e gjatë të veprimeve të Serbisë për te destabilizuar Kosovën dhe ka theksuar se është koha për sanksione serioze. Serwer gjithashtu ka listuar ato qe do të ishin penalizime serioze kundër Serbisë. Sipas tij, duhet të pezullohen fluturimet e ‘Air Serbia’ në SHBA dhe BE, të ngrijnë projektet e Bankës Botërore dhe BERZH në Serbi, SHBA-ja dhe BE-ja të pezullojnë financimin e projekteve ekonomike në Serbi. Ai gjithashtu ka thënë se duhet të pezullohen negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE, pezullim i bashkëpunimit ushtarak mes ushtrisë serbe dhe Gardës Kombëtare të Ohajos dhe vendosje e sanksioneve të udhëtimit dhe financiare për individët që kanë urdhëruar dhe mbikëqyrur trajnimin e paraushtarakëve më 24 shtator. Sipas tij, përpjekja e vazhdueshme dhe e pafrytshme e administratës së presidentit Joe Biden, për ta kthyer Serbinë drejt Perëndimit, po bllokon çdo rimendimensionim serioz të politikës në rajonin e Ballkanit, se zyrtarët amerikanë thjesht nuk duan të pranojnë dështimin dhe se ata po vazhdojnë të kërkojnë qetësim dhe janë të verbër ndaj keqbërjes së Beogradit.

Advertisement