Connect with us

Pinknews

‘Godet’ Trejsi Sejdini: A ngel pa të dashur një femër si une

Pak kohë më parë modelja e komentuar për format e saj dhe deklarata rreth seksit dhe virgjërisë, tha se kishte mbetur pa lekë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Tashmë ajo ka sqaruar deklaratën e saj duke thënë se e zuri karantina dhe iu desh të ndante qiranë me një person tjetër pasi ishte shumë e vështirë të merrte një shtëpi me qira.

“Ta pret mendja ty, mirë pa lekë. Unë s’kam ngelur pa lekë po pa të dashur ngelet një femër si puna ime? Unë deri tani kam qenë me vizë turistike në Amerikë, kur ka rënë karantina unë kisha një muaj sa kisha shkuar dhe qejfi i fillimit. Mora një apartament atje, të cilin e ndaja me një person. Në atë kohë më mori në intervistë një gazetare ku tregova se jam në shtëpi me një person tjetër dhe situata u keqkuptua. U duk sikur unë kisha mbetur pa para dhe pa të dashur. Do s’do duhej të gjeja dhe të dashur pastaj. Më kapi sedra dhe do s’do gjeta të dashur”, shtoi modelja me humor.

Advertisement