Connect with us

Kronike

Goditën dhe kërcënuan me thikë një 38-vjeçar, hetohen në gjendje të lirë 3 të mitur

Policia e Tiranës do të hetojë në gjendje të lirë tre të mitur të moshave 15 dhe 16-vjeç, të cilët akuzohen për dhunë dhe kanosje ndaj një personi.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 3 të miturit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur një 38-vjeçar. Blutë bëjnë me dije se adoleshentët aritën t’i merrnin edhe një shumë të vogël parash, duke e kanosur me mjet prerës.

“Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, për 3 shtetas të mitur, të moshave 15 dhe 16 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte shtetasin I. H., 38 vjeç, dhe i kanë marrë një shumë të vogël parash, duke e kanosur me mjet prerës (thikë)”, informoi sot policia.

Advertisement