Bota
Goditet banda kriminale e drogës dhe e prostitucionit e lidhur me Shqipërinë, 24 të arrestuar në Itali
Një grup kriminal i shpërndarjes së drogës është shkatërruar nga policia italiane këtë të mërkurë. Mediat vendase shkruajnë se gjatë një operacioni masiv të zhvilluar me 200 karabinierë në provincat e Milanos, Bergamos, Cremona, Leço, Lodi, Mantua, Monza Brianza, Piacenza, Savona, Torino dhe Varese, Brescia, Cosenza është bërë i mundur arrestimi i 24 anëtarëve të përfshirë në këtë rrjet. Sipas mediave grupi kishte bazën në Lombardi dhe ishte i lidhur me Shqipërinë, i cili ushqeu një rrjet të dendur shpërndarjeje droge në territorin italian dhe zviceran. Karabinierët arrestuan 24 persona për krimet e shoqatës kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës, ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni, grabitje dhe zhvatje. Gjithashtu janë kryer 40 kontrolle dhe janë sekuestruar të ardhurat e veprimtarisë së trafikut të drogës, në vlerën e qindra mijëra eurove.