Connect with us

Rajon

Goditet banda kriminale në Greqi, mes të arrestuarve një shqiptar

Në orët e para të mëngjesit Policia greke kreu një operacion të madh, i cili u finalizua me arrestimin e 5 personave, raportojnë mediat greke.

Mes të arrestuarve, janë katër grekë dhe një shqiptar, si dhe një i kërkuar nga Ilia, i cili prej të paktën dy dekadash ka qenë shqetësimi i autoriteteve dhe në të kaluarën ka qenë i burgosur. Ai dyshohet se ka tentuar të largohet kur ka parë policinë por më pas është ndaluar.

Të arrestuarve iu gjetën pistoleta, një mjet i vjedhur, kapuç, doreza dhe benzinë, të cilat me siguri i kanë përdorur për t’i vënë flakën mjetit.

Pasi iu kontrolluan telefonat, Policia zbuloi se grupi ishte duke përgatitur një goditje të madhe në ditët në vijim në Elta.

Advertisement