Connect with us

Kronike

Goditet banda kriminale në Spanjë, arrestohen 5 shqiptarë

Shkatërrohet banda kriminale e pesë shqiptarëve në Elçes në Spanjë. Diariodealicante shkruan se shqiptarët të moshave nga 25 deri në 46 vjeç, akuzohen për krijimin e një bande kriminale të marjuanës.

Gjatë kontrollit fizik në magazinë, oficerët e policisë gjetën dhe sekuestruan 700 bimë marjuanë, 2.4 kg të gatshme gati për tregtim. Po ashtu mësohet se shqiptarët kishin lidhur në mënyrë të paligjshme rrjetin elektrik. Aktualisht të pestë do të dalin para Gjykatës Hetimore të Elçes për të marrë dënimet.

Advertisement