Connect with us

Kronike

Goditet grupi kriminal në Spanjë! Zbulohen disa magazina e shtëpi bari, në pranga 10 shqiptarë

Autoritetet spanjolle kanë zbërthyer një grup kriminal shqiptar që vepronte nga vendodhje të ndryshme në Spanjë. Siç raportohet grupi merrej me me kultivimin intensiv të marijuanës dhe shpërndarjen e saj të mëvonshme në të gjithë Katalonjën. Hetimi filloi në fund të vitit të kaluar kur policia katalanase zbuloi aktivitet të dyshimtë në një magazinë industriale në Cervera, në rajonin e Segarrës.

Indikacionet fillestare tregonin për një kultivim të marijuanës në shkallë të gjerë. Menjëherë më pas, autoritetet zbuluan një plantacion të dytë i vendosur në një magazinë të ngjashme në komunën Manlleu në Osona.  Gjithashtu në të dyja rastet instalimet elektrike janë manipuluar për të mashtruar me furnizimin me energji elektrike.

Në Cervera u bë bastisja e parë në një magazinë industriale, ku u arrestuan katër persona të dyshuar. Aty u çmontua një plantacion me 277 bimë marijuanë dhe u gjetën 600 vazo bosh, gati për të pasur një korrje të re. Hapësira ishte e pajisur plotësisht për kultivim intensiv, me ajrim, ndriçim industrial, ajër të kondicionuar dhe produkte fitosanitare.

Ambienti i dytë, i vendosur në Manlleu, u kontrollua gjithashtu. Atje, një anëtar i pestë i grupit u arrestua dhe u sekuestruan 567 bimë marihuanë, së bashku me para në fraksione të një monedhe. Vlera totale e drogës së sekuestruar mes dy plantacioneve arrin në qindra mijëra euro.

Policia gjithashtu kreu tre kontrolle të tjera, në dy apartamente në komunën e Salou dhe një të tretë në Blanes. Gjatë këtyre bastisjeve pesë persona të tjerë u arrestuan dhe u sekuestruan 75 kilogramë sytha marihuanë të gatshme për shpërndarje së bashku me 10,900 euro para të gatshme dhe 25 gramë kokainë. Ndërkohë vlera e marihuanës së sekuestruar në tregun e zi llogaritet në 482.500 euro.

Të gjithë të arrestuarit, të akuzuar për krime kundër shëndetit publik, mashtrim me energjinë elektrike dhe anëtarësim në grup kriminal, dolën të enjten para gjykatës hetimore të Cerverës . Duke pasur parasysh provat e shumta dhe natyrën e rrezikshme të grupit, gjyqtari urdhëroi burgosjen e të gjithëve.

Advertisement