Rajon
Goditet nga rrufeja teksa po lahej në det, humb jetën 26- vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën detare të Agia Agatha në Greqi. Një turist britanik 26-vjeçar, i cili po merrte rreze dielli në plazh ka humbur jetën ditën e sotme në Rodos pasi u godit nga rrufeja.
Turisti ka qenë në ujë kur binte shi dhe pavarësisht apeleve të turistëve të tjerë për të dalë, ai ka mbetur në det. Ambulanca ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje dhe me ndihmën të tjerëve, i riu 26-vjeçar është dërguar në tokë ku ekipet e shpëtimit kanë luftuar për ta mbajtur në jetë.