Connect with us

Kronike

Goditi bashkatdhetarin me kaçavidë, arrestohet shqiptari

Një shqiptar është prangosur në Itali, pasi ka sulmuar një bashkëatdhetar me kaçavidë. Prealpina shkruan se shqiptari ka gjuajtur në mes të rrigës bashkëatdhetarin e tij në 11 qershor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Viale Valganna dhe shqiptarët janë të moshave 27 dhe 32 vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa autori ndodhet në paraburgim. Mësohet se të dy janë emigrantë me dokumente të rregullta dhe nuk kanë precedentë të mëparshme kriminale. Ndërkohë që shkaqet e sulmit apo zënkës së tyre nuk dihen ende.

Advertisement