Kronike
Goditi disa herë me thikë të riun dhe tentoi ta përplaste me makinë, në pranga 22 vjeçari shqiptar në Itali
Autoritetet italiane kanë arrestuar një 22-vjeçar me origjinë shqiptare, të dielën e shkuar, përgjegjës së bashku me tre persona të tjerë, për një tentativë vrasjeje të ndodhur gjatë një mbrëmjeje pranë një klubi të njohur. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta.
Mësohet se një grup shokësh, i përbërë nga persona me origjinë shqiptare, të moshës 20 deri në 22-vjeç, kanë sulmuar dy djem të moshës 33 dhe 37-vjeç.
Njëri nga të katërt, raportohet se gjatë fazave të sulmit të dhunshëm, goditi me thikë 33-vjeçarin, duke kryer goditje të shumta direkte në disa pjesë të trupit dhe në fund të sulmit tentoi t’i përplaste edhe me makinë.
Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Hetimet intensive të policisë bënë të mundur marrjen e informacioneve të para dhe rindërtimin e dinamikës së ngjarjeve ku pas disa orësh u arrestuan të gjithë personat e dyshuar si të përfshirë në sulm. Në përfundim, shkruajnë mediat e huaja, vetëm 22-vjeçari përfundoi në qeli, ndërsa 3 personat e tjerë u liruan.