Connect with us

Aktualitet

Goditi këshilltarin e bashkisë/ Kevi Muçllari lirohet nga qelia: S’jam kriminel…

Kevi Muçllari ka reaguar për mediat pas lirimit të tij nga burgu, pasi Gjykata e Korçës e ka cilësuar arrestimin e tij si të paligjshëm. Ai u arrestua pak ditë më parë për shkak të një konflikti fizik që pati me këshilltarin e bashkisë së Pogradecit, Engjëll Shyti.

Ai shtoi se veprimet e tij nuk kishin për qëllim dhunën, por mbrojtjen e një kauze që lidhej me interesat e komunitetit.

“Unë u shpreha dhe në gjykatë, unë nuk jam kriminel. Isha aty në mbrojtje të interesit të komunitetit, në mbrojtje të një kauze që ne e kemi menduar si të drejtë dhe e mendojmë si të drejtë. Nuk ishte qëllimi im që të dhunoja dikë për shkak të detyrës”, tha ai.

Muçllari falenderoi gjithashtu gjyqtarin për vendimin që e cilësoi “të drejtë” dhe banorët që protestuan për lirimin e tij.

“Falenderoj banorët të cilët ishin pranë meje në këto ditë shumë të vështira, dolën protestuan sepse e kuptuan që ne po protestonim jo për të marrë diçka në këmbim por thjesht sepse atje cënoheshin interesat tona.

Ishim të prekur drejtpërsëdrejti, ndaj ne duhej që ta mbronim interesin tonë me argumenta dhe me fakte, ashtu siç edhe ju ishit prezent”, tha ai, ndërsa shtoi se diët në qeli për të ishin të vështira.

Kujtojmë se sherri mes tyre nisi pas miratimit të listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë, që mund të jepen me qira. Sipas dëshmitarëve, këshilltari Engjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej përfaqësuesve të banorëve të Çërravës.

Së pari falenderoj familjarët, miqtë dhe shokët të cilët më janë gjendur pranë në këto ditë shumë të vështira. Gjykata dha vendimin që pritej. Arrestimi im u shpall i paligjshëm sepse realisht ashtu ishte.

Unë u shpreha dhe në gjykatë, unë nuk jam kriminel. Isha aty në mbrojtje të interesit të komunitetit, në mbrojtje të një kauze që ne e kemi menduar si të drejtë dhe e mendojmë si të drejtë. Nuk ishte qëllimi im që të dhunoja dikë për shkak të detyrës. Ky ishte një vendim thellësisht i padrejtë. Kam një falenderim për gjyqtarin që mori një vendim të drejtë në raport me mua.

Falenderoj banorët të cilët ishin pranë meje në këto ditë shumë të vështira, dolën protestuan sepse e kuptuan që ne po protestonim jo për të marrë diçka në këmbim por thjesht sepse atje cënoheshin interesat tona.

Ishim të prekur drejtpërsëdrejti, ndaj ne duhej që ta mbronim interesin tonë me argumenta dhe me fakte, ashtu siç edhe ju ishit prezent. Me thënë të drejtën, sinqerisht ishin ditë shumë të vështira. Nuk e prisja kurrë se do isha i burgosur e që do përjetoja atë tmerr që do përjetoja.

Advertisement