Connect with us

Politike

Goditi me grusht Berishën/ Itinerari që ndoqi Gert Shehu

https://www.youtube.com/watch?v=I-lEUQTB3fo

Protesta e djeshme e thirrur nga opozita u shoqërua me incidente që për një moment hoqën vëmendjen nga samiti që po mbahej në Tiranë mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Gjatë marshimit për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryedemokrati Sali Berisha u sulmua fizikisht nga një person që më vonë u identifikua si Gert Shehu. Ky i fundit goditi Berishën në fytyrë, ndërsa u neutralizua më vonë nga badigardët e ish-kryeministrit. Autori tashmë ndodhet në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa u raportua edhe se ai kishte problem të shëndetit mendor.

Pamjet para momentit të sulmit.

Autori shihet fillimisht duke dalë nga xhamia e Tabakëve. Më pas ai është u drejtuar për në Bulevardin Zhan D’Ark dhe për një moment është ndalur pranë kishës “Katedralja e Shën Palit”. Kur sheh Berishën duke dalë nga selia e PD, ai bashkohet me pjesën tjetër, ndërsa më vonë kreu sulmin.

 

Advertisement