Connect with us

Aktualitet

Goditi me grusht Sali Berishën, Gjykata e lë në burg

TIRANË- Gert Shehu, 31-vjeçari, i cili qëlloi me grusht Sali Berishën do të vijojë të qëndrojë në burg. Në seancën që u zhvillua ditën e sotme, Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e avokatit mbrojtjës për masë më të lehtë sigurie. Avokati kishte kërkuar ndryshim të masës nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ ose ‘shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik’, por prokurorja ka këmbëngulur që Shehu duhet të qëndrojë në burg derisa të dalin përgjigjet për ekspertizën e tij mendore. Gert Shehu ka qenë dhe vetë i pranishëm në seancë dhe ka kërkuar që të kthehet në shtëpi, pasi është djalë i vetëm dhe ka ilaçet për të pirë. Në seancën nuk kanë qenë të pranishëm asnjë nga familjarët e 31-vjeçarit, apo përfaqësues të ish-kryeministrit Sali Berisha. Nga ana tjetër, avokati i tij mbrojtës ka ngritur pretendimet se pala tjetër e ka falur, referuar këtu deklaratave publike të Berishës se e ka falur Gert Shehun, por gjykata nuk e ka marrë përsipër dhe gjyqtarja Elona Toro e ka lënë në qeli Shehun. 31-vjeçari është dërguar në paraburgim tek 311.

Gert Shehu mori trajtim në spitalin e Traumës pas lëndimeve që iu shkaktuan nga goditjet pasi qëlloi me grusht Berishën. Shehu nuk ka ngritur padi ndaj truprojave të Berishës. Ditën e protestës së 6 dhjetorit, kur edhe u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Berisha u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor.

lajm ne perditesim… Rendit zhvillimet sipas orarit:

Apeli e la në burg, Gert Shehu në gjykatë: Dua të iki në shtëpi se jam djalë i vetëm, dua të marr ilaçe

1672228975_1670401014finalprojekt.00241303.Still0011.jpg

31-vjeçari Gert Sehu që goditi me grusht Sali Berishën është lënë sot në burg nga Gjykata e Apelit. Shehu ka qenë i pranishëm në seancë. Ai ka thënë se do që të ikë në shtëpi se është djalë i vetëm dhe do që të marrë ilaçet.

Advertisement