Connect with us

Aktualitet

Goditi me grushte dhe i vodhi telefonin një personi tek ‘Kodra e Diellit’, shpallet në kërkim i riu

Një 21-vjeçar është proceduar dhe shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi në zonën e quajtur ‘Kodra e Diellit’, ka goditur shtetasin R.T., për motive të dobëta.

Policia bën me dije se i riu i ka vjedhur edhe celularin personit të cilin e ka goditur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

Referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. S., 21 vjeç, pasi në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin R. T., dhe më pas dyshohet se i ka vjedhur telefonin. Punohet për kapjen e tij”, njoftoi policia e Tiranës.

Po ashtu një 31-vjeçare është proceduar nga policia, pasi bashkëshorti i saj ka denoncuar se e reja është larguar nga banesa më dy fëmijët e tyre dhe se ka braktisur fëmijën e tretë.

“Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. Sh., 31 vjeçe, pasi bashkëshorti i saj ka kallëzuar se 31-vjeçarja është larguar nga banesa, duke marrë me vete dy prej fëmijëve të tyre dhe duke braktisur fëmijën e tretë”, thotë policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement