Connect with us

Kronike

Goditi policin, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Elbasan

Një 36-vjeçar në Elbasan është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi ka goditur një nga forcat blu. Mësohet se shtetasi me iniciale E.Zh ka refuzuar shoqrëimin në Komisariat dhe situata ka agravuar.

“Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. Zh., 36 vjeç, banues në Prrenjas, pasi gjatë shoqërimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Advertisement