Connect with us

Aktualitet

Goditi punonjësin e gjykatës, shpallet në kërkim 46 vjeçari

Një 46 vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka goditur një punonjës të gjykatës së Lezhës.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale L.A, i cili sipas policisë, ka goditur për shkak të detyrës një punonjës në ambientet e jashtme të gjykatës.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasin L. A., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi në ambientet e jashtme të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës (specialist) të këtij institucioni”– njofton policia.

Vijon puna për kapjen e 46-vjeçarit.

Advertisement