Connect with us

Sport

Goditja e rradhës Arabe, Kessie transferohet te Al-Ahly

Teksa pritej një rikthim në Serie A, aty ku e kërkonin “bardhezinjtë” e Juventus ose një kalim në Premier League aty ku kërkohej nga londinezët e Tottenham, mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i merkatos, Fabrizio Romano, “katalanasit” e Barcelona kanë gjetur një akord me sauditët e Al-Ahly për transferimin e lojtarit, për shifrën e 15 milionë eurove.

Përsa i përket kontratës personale me klubin e ri, Kessie do të nënshkruajë një marrëveshje 3-vjeçare, të vlefshme deri në vitin 2026, ndërkaq detaje nga paga e 26-vjeçarit dhe për ditën e nënshkrimit me klubin e ri do të mësohen në orët në vijim.

Advertisement