Connect with us

Kosova

GODITJE NE K’OQE TE KUPTOJNE DHIMBJEN/ Hill, një histori diplomacie e dështuar e ambasadorit

Per analisti Baton Haxhiu, ambasadori amerikan ne Beograd, Christopher Hill mbetet një figurë kontroverse në historinë e diplomacisë se SHBA, nga propozimi i autonomisë së Kosovës brenda Serbisë, përplasjet me UÇK-në dhe liderët shqiptarë, dështimet në Irak dhe kompromiset e dyshimta në Serbi

Haxhiu kujton se në tetor të vitit 1998, ndërsa Kosova gjendej në prag të një lufte të hapur, Christopher Hill, si përfaqësues i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, atëherë Ambasador i SHBA-ve në Maqedoni erdhi me mision në Kosovë duke eliminuar vëllain e tij Nik Hill që për tre vite ishte në ndërmjetësim në Kosovë.Ai i sapo ardhur në këtë mision të tij i ofroi shqiptarëve një draft autonomie brenda Serbisë.

Analisti I njohur thote se një dokument i tillë, që injoronte përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe pavarësi, u pa si një nga ofendimet më të mëdha që mund t’u bëhej aspiratave të tyre.

Baton Haxhiu shkruan se “Në fund të vitit 1999, Hill mori pjesë në një takim me përfaqësuesit kryesorë të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin dhe të tjerë. Ai u shfaq i ashpër dhe këmbëngulës për demilitarizimin e kësaj force, duke përdorur një gjuhë të papërshtatshme për një diplomat.Në një moment të tensionuar, ai deklaroi: “I kemi goditur poshtë në bole që ta kuptojnë dhimbjen”.Kjo qasje tregoi jo vetëm mungesën e respektit për palën shqiptare, por edhe një përpjekje të qartë për të çarmatosur dhe zbehur çdo përpjekje të mëtejshme për mbrojtjen e vendit.

“Misioni i fundit diplomatik I Hill eshte në Serbi, ku ai u përpoq ta mbante vendin larg influencës ruse dhe ta afronte drejt rrugës euroatlantike.Megjithatë, qasja e tij e njëanshme krijoi një precedent të rrezikshëm. Ai kërkoi falje për bombardimet e NATO-s mbi Serbinë dhe mbajti një qëndrim të hapur në mbështetje të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke ndërtuar marrëdhënie të forta me një regjim autoritar.

Duke parë lëvizjet e fundit diplomatike të Hill, duke qenë njeri me liri të plotë në vendime diplomatike në Serbi, dhe duke ngritur një narracion krejt personal të raporteve me Vuçiçin, rruga e tij ka ngritur pyetje të forta mbi rolin e diplomacisë amerikane në mbështetjen e regjimit aktual serb.

Hill me deklarata ka shprehur injorim të qëllimshëm të problemeve të brendshme politike dhe sociale, përfshirë korrupsionin dhe duke ofenduar Kosovën për secilin veprim. Ndërsa qytetarët në Serbi protestojnë për liri dhe drejtësi, ambasadori amerikan lavdëron drejtimin e vendit, duke shtuar shqetësimet për standardet e dyfishta të Perëndimit.Christopher Hill është një histori diplomacie e paqartë,me  gënjeshtra të hijshme, kompromise të gabuara dhe arrogance: – ka theksuar analisti Baton Haxhiu

Advertisement