Pinknews
‘GoFundMe’/ Për Luizin mblidhen mbi 9 mijë dollarë për 4 ditë
Në platformën amerikane ‘GoFundMe’ është hapur një llogari për mbledhje të ardhurash për Luiz Ejllin. Këtë e kanë bërë familjarët e tij dhe këtë e ka konfirmuar vetë kunati Sokol Tahiri që e surprizoi në spektaklin e së shtunës. Në një reagim në Instagram, Tahiri tha se ishte vetëm një plotësim dëshire i dashamirësve të banorit të “BBV”, të cilët dëshirojnë të kontribojnë me vlera monetare për të. Vetëm për 4 ditë janë mbledhur mbi 9 mijë dollarë dhe donatorët bëjnë komentet e tyre ku i urojnë suksese në rrugëtimin e tij në Big Brother. Në lidhje me “GoFoundMe” në emër të Luizit, që ka marrë edhe kritika nga ndjekësit që thonë se nuk ka transparencë, ka reaguar vetë faqja zyrtare e këngëtarit.
“GoFound Me” është një platformë amerikane dhe është platforma më trasparente e mbledhjes së fondeve për çdo nvojë, plotësim ëndrrash apo ndodhi të tjera jetësore. Prandaj Familja zgjodhi këtë platformë zyrtare mbështetjeje për fansat e Luizit që kanë shprehur këtë dëshirë”,-shkruhet në postimin ne faqen zyrtare të Luiz Ejllit në Instagram.