Sport
Gogla aspak bujare për Shqipërinë, Duka optimist: Mund të kualifikohemi…
Gogla aspak bujare për Shqipërinë, në grupet e Europianit, ku kuqezinjtë janë shortuar me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Menjëherë pas hedhjes së shortit, nuk kanë munguar komentet nga protagonistët.
Edhe pse në kampin kuqezi janë koshientë se ky ishte një nga shortet më të vështirë të mundshëm, nuk mungon optimizmi. Në një deklaratë të dhënë nga Hamburgu, për mikrofonin e “Supersport”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka u shpreh:
PREFERENCAT PËR GJERMANINË DHE SERBINË- Nuk kam kërkuar Serbinë, por nga vazoja e katërt mendoja se ata ishin një skuadër më e përshtatshme se Italia dhe Zvicra. E hapim Europianin me Italinë, ku shpresojmë të kemi djemtë në formë të mirë dhe të bëjmë më të mirën. Uroj dhe vazhdojmë të besojmë që do të kalojmë grupin. Nuk e di kush nuk do të kualifikohet nga ato të treja.
SPALETI DHE DALICC DEKLARUAN SE ËSHTË GRUP I VËSHTIRË-Përderisa e thonë ata, do të thotë që llogarisin edhe Shqipërinë si kundërshtar të fortë. Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të bëjmë më të mirën. Janë të gjitha ndeshje për t’u luajtur dhe për t’u shijuar.
TIFOZËT – Unë kam shumë besim që do të ketë mbështetje të madhe për Shqipërinë, por nuk do të jenë më të paktë edhe italianët. Unë uroj që Italia ta nisë ndeshjen lehtë.