Sport
GOLAT/ Kristjan Asllani shënon direkt nga goditja e këndit, Interi ‘likuidon’ Udinesen dhe shkon në çerekfinalet e Kupës
Kupa e Italisë zhvilloi të enjte ndeshjen e fundit për fazën e 1/8, aty ku Interi fitoi 2-0 kundër Udineses dhe gjen Lazion në çerekfinale. Kristjan Asllani shënoi direkt nga goditja e këndit.
Sfida nisi mirë për vendasit që ishin superiorë që në fillim. Titullar në këtë duel ishte edhe Kristjan Asllani, që në minutën e 15-të u ndëshkua me karton të verdhë. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Arnautovic në minutën e 30-të të takimit, pas asistit të Taremi.
Ndërkohë, në fundin e pjesës së parë Kristjan Asllani u kujdes që të mrekullonte tifozët që po ndiqnin duelin. Me një goditje direkte nga këndorja, mesfushori i Kombëtares e ndali topin në rrjetë. Gol i bukur dhe një mesazh për Inzaghin në stol. 63 minuta luajti Asllani që më pas i bëri vend Calhanoglusë.
Pjesa e dytë nuk dhuroi gola, ndërsa Interi gjen Lazion në fazën gjysmëfinale. Kësisoj kompletohen edhe katërt çiftet e kësaj fazë në Kupën e Italisë. Juventus – Empoli, Bologna – Atalanta, Milan – Roma dhe Lazio – Inter.