Kosova
Gomarllëqet e Vulin në Moskë/ Foli për frikë, dhe pati një mesazh për Gjermaninë
Zëvendëskryeministri i Republikës së Serbisë Aleksander Vulin foli ashpër për Perëndimin në takimin e përfaqësuesve të sigurisë së lartë të BRICS dhe vendeve partnere në Shën Petersburg. Vulin vlerësoi se me bashkimin e Gjermanisë filloi hakmarrja për disfatën e tyre në Luftën e Dytë Botërore, pra një konflikt botëror, viktimat e para të të cilit, siç theksoi ai, ishin Jugosllavia dhe BRSS.
Vulin, siç njofton Qeveria e Serbisë, tha se kthimi i frikës apo arsyes në politikën botërore është i domosdoshëm dhe kërkoi që botës t’i kthehet frika nga shkatërrimi, turpi për krimet e së kaluarës dhe vendosja e një sistemi të sigurisë kolektive, në të cilën do të njihen rregullat dhe revolucionet me ngjyra nuk do të ndryshojnë vullnetin elektoral te qytetarëve.
Siç tha ai, nëse vendet BRICS arrijnë të forcojnë aleancën mes vetes, të kapërcejnë disa dallime që ekzistojnë mes tyre, BRICS mund të ofrojë jo vetëm një aleancë ekonomike, por edhe të shndërrohet në një garantues sigurie që do të rivendosë ekuilibrin dhe frikën.
“Kur Gjermania e mundur u bashkua, ne nuk e kuptuam menjëherë se kishte filluar një konflikt botëror”. Dhe viktimat e para të atij konflikti ishin BRSS dhe Jugosllavia. Hakmarrja për humbjen në Luftën e Dytë Botërore ka filluar. Ne me naivitet besuam se paqen në Evropë dhe në botë e ruanin pasardhësit e gjermanëve të turpëruar për krimet e gjyshërve të tyre. Pasardhësit e kriminelëve të Luftës së Dytë Botërore nuk kanë turp për krimet e baballarëve të tyre, por kanë turp për humbjen e baballarëve të tyre dhe ëndërrojnë për hakmarrje” – deklaroi Vulin duke theksuar: – Një botë ku jetojnë vetëm konsumatorët, nuk ka Zot, komb dhe familje natyrore”
Zhdukja e turpit, shtoi zëvendëskryeministri i Serbisë, tregoi se vetëm frika e ruan paqen dhe duke harruar tmerret e konfliktit botëror, siç tha ai, ne po njihemi me realitetin e një konflikti të mundshëm të ri botëror.
Vulin, siç thuhet në njoftimin e qeverisë, vlerësoi gjithashtu se “bota udhëhiqet nga gënjeshtra” dhe se rusët “u pajtuan që NATO të mos zgjerohej në lindje, ashtu siç ranë dakord që marrëveshja e Minskut te ishte një marrëveshje për paqen, jo duke blerë kohë për përgatitjen e luftës me Rusinë”.
“Kështu na kanë gënjyer edhe ne serbëve, se problemi i Kosovës do të zgjidhet në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, se do të zbatohet Marrëveshja e Brukselit e nënshkruar me Bashkimin Evropian apo edhe se në vitin 1999 po vrisnin Serbinë sepse ajo bënte krime dhe se nuk do të ndodhë më kurrë. Ashtu siç të gjithë ata ranë dakord që në Srebrenicë u krye gjenocid dhe se serbët janë një komb gjenocidal,”- tha Vulin në fjalimin e tij dhe pyeti “a nuk janë gjermanët një komb gjenocidal, por vetem serbët janë?”.
Zëvendëskryeministri i Serbisë përfundoi se kthimi i frikës apo arsyes në politikën botërore është i domosdoshëm dhe se Serbia pret që fuqitë e mëdha të marrin përgjegjësinë për fatin e planetit dhe të vendosin sisteme të reja sigurie.