Connect with us

Kronike

Grabisnin marketet gjatë natës, vihet në pranga adoleshenti

Policia ka vënë në pranga një 18 vjeçar dhe ka proceduar penalisht dy të mitur, 15 dhe 17 vjeç pasi akuzohen se vidhnin gjatë natës markete. I arrestuar është shtetasi M. B., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, teksa të proceduar penalisht në gjendje të lirë dy të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia:

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi M. B., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë dy të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer disa vjedhje, gjatë javëve të fundit, në disa biznese në Tiranë. 4 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht:

– Më datë 21.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Brigada e VIII”;

– Më datë 26.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Fejzi Hizmo”;

– Më datë 27.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Bab Rexha”;

– Më datë 28.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një piceri, në rrugën “Teodor Keko”.

 

Advertisement