Connect with us

Aktualitet

Grabiste biçikletat në Tiranë, vihet në pranga ‘skifteri’ 33-vjeçar

Vihet në pranga një 33-vjeçar, pasi dyshohet se është autor i grabitjes së disa biçikletave. Ky person, ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

– Më datë 28.05.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases M. C.;

– Më datë 01.06.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. C.;

– Më datë 14.07.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. B.;

– Më datë 16.08.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. H.;

– Më datë 28.08.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. K.

NJOFTIMI:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “September”, për zbardhjen e 5 rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave.

Vihet në pranga një 33-vjeçar, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së biçikletave dhe monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “September”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi B. (B). D., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

– Më datë 28.05.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases M. C.;

– Më datë 01.06.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. C.;

– Më datë 14.07.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. B.;

– Më datë 16.08.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. H.;

– Më datë 28.08.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. K.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement