Connect with us

Aktualitet

Grabiste me armë/ Media britanike: Shqiptari qesh me drejtësinë në Angli

Një grabitës i armatosur që hyri fshehurazi në Britani dhe më pas u tha autoriteteve se vinte nga një zonë lufte, vazhdon qëndrimin në ishull.

25 vjet më vonë, Aleks Marku tha se po ikte nga Kosova dhe nuk përmendi kurrë që ishte dënuar me 14 vite burg për vjedhje.

“The Sun” raporton se Marku mori nënshtetësinë në vitin 2006. Dy vite më pas, në 2008, u ndalua me akuzën e dhunës së familje. Pasi ra në pranga, autoritetet zbuluan të vërtetën e së shkuarës së tij. Por, shtetasi shqiptar nuk u dorëzua. Për të penguar deportimin, ai ka aplikuar disa herë për azil. Për rastin, ka reaguar deputeti konservator Nigel Mills, i cili e konsideroi turp ngjarjen, ndërsa për Markun tha se “po qesh me drejtësinë në Angli”.

'Shqiptari grabitës me armë'/ 'The Sun': Aleksi

Advertisement