Kronike
Grabiten 30 mijë euro në një pikë për transferta parash në Tiranë
Një pikë për transferte parash është grabitur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë nga një autor ende i paidentifikuar. Gazetari Sokol Dema raporton se janë vjedhur rreth 30 mijë euro sipas punëtorit të Exhange-it. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës se Re në Tiranë. Autori i maskuar pas vjedhjes është larguar me biçikletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në përditësim…