Connect with us

Kronike

Grabitet kokainë/ Grupet e Dubait kërkojnë ‘skifterat’, të përfshirë edhe shqiptarët

Një “ngarkesë” droge (1.4 ton kokainë) ishte sjellë deri në Belgjikë, e fshehur brenda një kontejneri. Do qëndronte aty derisa dikush të shkonte ta merrte. Por në mbrëmjen e 29 gushtit, disa persona të maskuar si efektivë policie shkuan dhe morën gjithë çfarë gjetën. Sipas medias belge, ngarkesa ishte në pronësi të dy grupeve të kriminelëve famëkeqë në Holandë që operojnë nga Dubai. Të përfshirë ishin edhe serbët, shqiptarët dhe brazilianët. Po ashtu, një nga investitorët në transport thuhet se është familja e Ridouan Taghi.

Duke qenë se personat që grabitën kokainën ende nuk janë gjendur, të gjithë ndëshkimin e mori transportuesi. Ai u torturua kur mbërriti në destinacion pa kokainë. Po ashtu, u tortura edhe sepse pranoi faktin që kishte bërë një lojë të dyfishtë dhe kishte njoftuar grupe të tjera për dërgesën që po vinte nga vendet e Amerikës Latine. Në Belgjikë, persona që dyshohet se mund të jenë të përfshirë në grabitjen e drogës u arrestuan. Mes tyre ishte ‘Zotte Hakim’, të cilit iu gjetën uniforma të Policisë belge. Duke marrë parasysh se droga ishte grabitur nga “efektivë”, ka dyshime se ai mund të jetë një prej tyre. Me të në pranga kanë përfunduar edhe 2 persona të tjerë.

Por edhe pse ka të arrestuar, ata që kanë dërguar drogën janë ende të “zemëruar”. Për më tepër që kanë zbuluar se droga ka nisur që të shitet në Holandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Për të marrë “hak”, personat e lidhur me grupin që ka vjedhur drogën janë marrë peng dhe gjithashtu janë torturuar. Pra, me pak fjalë, ka nisur përplasja mes grupeve.

Në Dubai, një burrë nga Amsterdami rreth të tridhjetave u mor peng dhe u keqtrajtua për orë të tëra. Policia përfundimisht arriti ta lironte. Shtëpia e një të afërmi të tij në ëormerveer u qëllua pasi raportoi atë që po ndodhte në Dubai.

Në Rijsenhout dhe Hoofddorp, u qëlluan në shtëpinë e “Gaby H.”, e po ashtu edhe banesa e të besuarit të tij “H”, në Aalsmeer.

Pas pengmarrjes në Dubai, një tjetër person u mor peng në Utrecht për ditë të tëra. Edhe ai u abuzua por u lirua pas një jave sepse kishte dhënë informacion se kush e kishte rrëmbyer “mallin”. Aksioni për të gjetur përgjegjësit është shtrirë edhe në Marok. Atje u morën peng 3 persona, e deri më tani vetëm 2 janë liruar.

Edhe pse përmendin disa emra, media belge sigurohet që t’i citojë vetëm me nofkat e tyre. Ndërkohë që nuk japin asnjë detaj lidhur me grupet shqiptare që janë bërë pjesë e kësaj përplasjeje.

Advertisement