Aktualitet
Grabitet me dhunë çifti i të moshuarve në Finiq, iu marrin 2 mijë euro

Grabiten dhe dhunohen në banesë dy të moshuar në Finiq. Rreth orës 01:00 pas mesnate, në fshatin “Lefter Talo”, dy shtetas ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e bashkëshortëve Spiro dhe Dhespo Kalivioti, të moshës 78 dhe 79 vjeç.
Autorët kanë arritur të marrin një shumë parash prej 2 milionë lekë të vjetra (2 mijë euro), ndërsa gjatë kryerjes së grabitjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj çiftit të moshuar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

