Pinknews
Grabitet shtëpia e këngëtares shqiptare, i vjedhin sendet me vlerë
Shtëpia e këngëtares së njohur Adelina Tahiri është raportuar se është grabitur. Burime të “Prive” kanë bërë me dije se hajdutët e kanë patur prej kohësh si objektiv banesën e këngëtares në Selanik, në të cilën kanë vjedhur sende me vlerë. Madje aty Adelina kaloi pushimet me djalin dhe me motrën e saj. Dhe pse këngëtarja nuk ka reaguar personalisht për incidentin, burimet tregojnë se ngjarja ka ndodhur në fund të muajit gusht. Sipas raportimeve, grabitësit nuk janë kapur ende nga policia.