Connect with us

Aktualitet

Grabitje targash dhe djegie automjetesh, arrestohen 3 ukrainas

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penale.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Manzë arrestuan 36 vjeçarin me iniciale M.M., banues në Rrashbull, Durrës, pasi dy ditë më parë dyshohet se për shkak të problemeve të shëndetit mendor, u ka vënë flakën 2 automjeteve të parkuara gjatë natës. Makinat, njëra prej tyre jashtë funksionit, janë djegur pjesërisht.

Sakaq, shërbimet policore Durrës kanë arrestuar 3 shtetas ukrainas, O. B., 31 vjeç, M. M., 27 vjeç dhe D. N., 20 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur 3 palë targa automjetesh të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement