Aktualitet
Grabitja e Rinasit/ Një prej të burgosurve “lirohet” nga burgu
Një prej të arrestuar për grabitjen në Rinasit, është liruar për pak kohë nga burg. Bëhet fjalë për Renaldo Sulajn. Ky i fundit ka dalë nga qelia pasi ka marrë pjesë në varrimin e një të afërmi.
Ai është shoqëruar nga policia nën masa të rrepta sigurie.
Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit të 2019. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 4.6 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit pati edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili njihej si ‘truri’ i grabitjeve.