Connect with us

Aktualitet

‘Gratë duhet t’i durojnë burrat’, habit Vjollca: Nuk ia fal vetes që jam ndarë dy herë nga bashkëshortët

Vjollca, një telefonuese nga Devolli në “Aldo Morning Show” thotë se nuk ia fal vetes një gabim që e ka përsëritur dy herë. Ajo është divorcuar dy herë nga dy bashkëshortët për shkak të mosmarrëveshjeve. Vjollca shpreh pendesë dhe thotë se do të ishte më mirë që në çfarëdo rasti, gratë duhet të qëndrojnë me bashkëshortët kur janë në mes edhe fëmijët.

Vjollca: Vetes time nuk ia fal gabimin që kam bërë, kam bërë dy herë, jo një herë. Jam ndarë nga bashkëshorti.

Aldo: Ou!

Vjollca: Gabim për mosmarrëveshje, gabime…

Aldo: Një minutë… ti je ndarë nga bashkëshorti the apo jo?

Vjollca: Po, dy herë.

Aldo: Po herën e parë për çfarë u ndave?

Vjollca: Mosmarrëveshje.

Aldo: Po herën e dytë?

Vjollca: Edhe herën e dytë mosmarrëveshje prapë, për fëmijët.

Aldo: Po mirë, faji i kujt është, i joti apo i atij?

Vjollca: I të dy palëve. Edhe tani jam penduar, më mirë t’i durojnë gratë burrat se sa të ndahen, kur janë me fëmijë.

Aldo: Çfarë the mi?

Vjollca: Po, më mirë t’i durojnë burrat kur kanë fëmijë se sa të ndahen.

Aldo: Po ti për çfarë u ndave se s’e kuptova unë?

Vjollca: Mosmarrëveshje Aldo, mosmarrëveshje, nuk ka pasur punë imoraliteti fare.

Aldo: Po kështu, të shëtiste ndonjë çikë apo jo?

Vjollca: Jo, as shëtisja, as bëja. Unë vetëm laja, shpëlaja, në shtëpi me kalamajtë.

Aldo: S’të paska ngarë me një llaf.

Vjollca: Jemi ndarë në mosmarrëveshje të dy palët, kam ngulur këmbë unë që jam ndarë se thoshin atëherë po të shkosh në gjyq është turp të bashkohesh prapë me burrin dhe nuk ia fal vetes tani ato gabime që kam bërë.

Aldo: Burrin e ke, rron?

Vjollca: Jo. i pari jeton, i dyti më ka vdekur.

Aldo: Ah i dyti! Pse janë dy burra? I pari me kë jeton?

Vjollca: Është martuar, ka fëmijë. Nuk shkojmë keq. Si tërë njerëzit, si tërë familjet, nuk ka pasur tradhti te të dy palët

Advertisement