Connect with us

Kosova

Grenell akuzon/ SHBA financon veprimet e njëanshme dhe të rrezikshme të Kurtit

Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka kritikuar senatorin Chris Murphy për takimin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por ka kritikuar edhe Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, e cila i ka dhene Kosovës rreth 3.5 milionë dollar ndihmë, pavarësisht se sipas tij,  Prishtina vazhdon me lëvizje të njëanshme që destabilizojnë rajonin.

Grenell ka shkruar në rrjetin social “X” se e gjithë bota po dënon veprimet e njëanshme të Kurtit që destabilizojnë rajonin.

“Të gjithë – NATO, gjermanët, francezët, BE-ja, administrata Trump dhe administrata Biden – e kanë bërë të qartë se Albin Kurti po shkakton probleme” – ka theksuar Grenell.

Duke folur për ndihmën e USAID-it për Kosovën, Grenel u shpreh se ishte “korrupsion i pastër”.

Ai pyeti nëse kjo do të thoshte se SHBA po financonte “veprimet e njëanshme dhe të rrezikshme të Kurtit”.

“Sapo financuat lidershipin e Kosovës dhe Albin Kurtin për veprimet e tij të rrezikshme të njëanshme. A është kjo një llojë pagese për pjesëmarrjen e Kurtit në konventën e Demokratëve? Unë i bëj thirrje Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Shtetit ta hetojë këtë grant” – ka potencuar Grenell

Advertisement